Boterori 2022

🔮LIVE: FrancĂ« – DanimarkĂ«


Përfundon gjithçka, Franca fiton kundër Danimarkës me dy golat e Kylian Mbappe.

Danimarka ishin këmbëngulës për të marrë të paktën një pikë, por Franca në fund fitoi.


Mbappe kishte mundësinë për hatrick, por goditja e tij drejt portierit danez, ishte shumë e lehtë.


GOOOOOOOL! Kylian Mbappe ka shĂ«nuar pĂ«rsĂ«ri pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« epĂ«rsinĂ« FrancĂ«s.

Një harkim fantastik nga Antoine Griezmann, dhe Mbappe shënoi për 2:1.


Braithwaite me mundësi shumë të mirë për Danimarkën.

Braithwaite godet topin pas një harkimi të shkurtër por topi përsëri prek vetëm rrjetën e jashtme të portës së Lloris.


Tchouameni me një mundësi shumë të mirë shënimi. Griezmann harkoi në mënyrë shumë precize te lojtari i Real Madrid-it, i cili e la të shtangur portierin, por topi doli jashtë.


Tani Franca bën dy ndryshime. Ibrahima Konate dhe Kingsley Coman zëvendësojnë Raphael Varane dhe Ousmane Dembele.


GOOOOOOOL! Andreas Christensen ka barazuar rezultatin për Danimarkën.

Një harkim nga Christian Eriksen nga goditja nga këndi, dhe Christensen nuk fali me një goditje të fuqishme me kokë.


Danimarka me një mundësi shumë të mirë në minutën e 67-të, por goditja e Lindstrom ndalet nga mbrojtësit francez.


GOOOOOOOOOOOOL! Pas shumë përpjekjeve për të shënuar, Kylian Mbappe i jep epërsinë Francës.

Ky ishte goli i 30-të, i Mbappe-s për Francën.


Griezmann me një tjetër mundësi shumë të mirë, ai u lirua shumë mirë nga mbrojtësi danez, por goditja ishte shumë larg portës.


Danimarka fiton goditjen e parë nga këndi pasi harkimi i Martin Braithwaite bllokohet nga Raphael Varane.


Fillon pjesa e dytë, asgjë nuk ka ndryshuar nga pjesa e parë, përveç inkuadrimit të Braithwaite në vend të Cornelius.


Përfundon pjesa e parë me rezultat të barabartë mes Francës dhe Danimarkës.

45 minutat e para të ndeshjes ishin dinamike por pa gola.

Franca ishte më dominante, ku pati mundësi të shumta shënimi, që nuk i shfrytëzoi.

Danimarka po ashtu pati mundësi shënimi, por nuk ishin aq të rrezikshme sa të Francës.


Mundësi e artë për Francën. Dembele me një pasim preciz drejt Mbappe-s në zonën daneze, por ky i fundit godet shumë lartë mbi portë.


Lojtari danez, Cornelius ishte afĂ«r t’i jap epĂ«rsinĂ« DanimarkĂ«s, por goditja e tij preku vetĂ«m rrjetĂ«n e jashtme.


Antoine Griezmann ishte afër shënimit. Ai pranoi një pasim brenda zonës, por goditja e tij shkoi drejt e në këmbën e Kasper Schmeichel.


Adrien Rabiot përpiqet të shënojë me kokë nga një harkim të ngritur teksa kërcen lart dhe e drejton topin në mesin e portës. Kasper Schmeichel tregon reflekset e tij të shkëlqyera dhe kryen një pritje të lavdishme për të ndaluar topin të godasë rrjetën.


Kylian Mbappe u nis me një kundërsulm të rrezikshëm drejt portës daneze, por u ndal me faull nga Christensen, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.


Kylian Mbappe bëhet lojtari i PSG-së, me më së shumti paraqitje për Kombëtaren e Francës


Një harkim i rrezikshëm i Dembele drejt Giroud, por ky i fundit përsëri, nuk arriti të godas topin siç duhet.


Deri më tani, Franca janë skuadra më dominante, të cilët nuk po ndalen së sulmuari.


Adrien Rabiot me një harkim të rrezikshëm drejt Olivier Giroud, por sulmuesi francez nuk mund ta godas topin siç duhet.


Minutat e para të ndeshjes kanë qenë të qeta, ku asnjëra nga skuadrat nuk kanë rrezikuar portën kundërshtare.


Franca dhe Danimarka do të luajnë xhiron e dytë të Grupit D, ku të dy kombëtaret do kërkojnë fitoren.

Në xhiron e parë të Grupit D, Franca mposhti Australinë me rezultat të thellë, ndërsa Danimarka përfundoi ndeshjen me rezultat të barabartë kundër Tunizisë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, e cila u luajt në ora 11:00, mes Australisë dhe Tunizisë, përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me epërsi minimale.

Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Deschamps e ka rreshtuar Francën me formacionin 4-3-3: Lloris; Kounde, Varane, Upamecano, Hernandez; Tchouameni, Griezmann, Rabiot; Dembele, Giroud, Mbappe.

Ndërsa Hjulmand do fillojë me skemën 3-4-3: Schmeichel, Andersen, Christensen, Nelsson; Kristensen, Hojbjerg, Eriksen, Maehle; Lindstrom, Cornelius, Damsgaard.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore