Vizita e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në Veri të Kosovës e ka alarmuar Listën Serbe.
Përmes një reagimi publik, nga kjo listë kanë kërkuar llogari se kush ia ka mundësuar kalimin Mehajt në Veri të vendit, atje ku banojnë serbët.
“Lista Serbe rreptësishtë dënon provokimin e sotëm të organizuar nga Prishtina, kur në Veri të Kosovës, ministri i Policisë, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nga Prishtina, kanë qëndruar në vendbanimet serbe”, thuhet në një pjesë të komunikatës.
“Në këtë moment qytetarët janë të mërzitur dhe po pyesin se në çfarë kapacitetesh ministri Mehaj ishte në zonën serbe, me çfarë rasti, kush e ka ftuar, a ka qenë i shoqëruar nga anëtarë të FSK-së dhe nga kush e kanë marrë lejen që të futen në Veri?”.
Në Veri të Kosovës Mehaj ishte bashkë me ministrin tjetër, atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, por Lista Serbe problemin e ka pasur me këtë të parin.
Kjo për arsye, se, sipas tyre, me marrëveshje, asnjë ushtarë i FSK-së nuk duhet të kalojë në Veri, përveç me ndonjë leje të KFOR-it, prandaj ministri, që është edhe udhëheqësi politik i kësaj trupe, nuk do të duhej të shkonte në Veri.
“Ne bëjmë me dije se kjo nuk ishte një vizitë e zakonshme, por një provokim i pastër që ka shqetësuar qytetarët tanë që me të drejtë kërkojnë të ndalohen këto provokime të cilat minojnë paqen në rajon”, thuhet tutje në komunikatën e Listës Serbe.
Njoftimin për vizitën në Veri e ka bërë Vetë Mehaj.
Ai, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar se kanë vizituar pikë kalimet kufitare në Jarinje e Bërnjak, “për të parë nga afër kontrollin strik, i cili po mundëson luftimin me efikasitet të kontrabandës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti përdor “X”-in për mashtrimin e radhës: Macron tha se na përkrahë për KiE pa asnjë kusht
-
Gjermania kërkon që Kosova ta dërgojë në Kushtetuese Asociacionin nëse do anëtarësim në KiE
-
Pentagoni, 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
-
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 45-vjeçari në Ishull-Lezhë
Lajmet kryesore
-
Kurti përdor “X”-in për mashtrimin e radhës: Macron tha se na përkrahë për KiE pa asnjë kusht
-
Përgatiten avionët e parë me refugjatë drejt Ruandës, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi me 90% gomonet
-
Pentagoni, 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
-
Pas reagimit të Ramës, drejtuesi i Report thotë se do të ketë emision tjetër rreth Shqipërisë