Lajme

Lista Serbe bën thirrje për racionalizim të konsumit të rrymës elektrike


Kryetari i Listës Serbe dhe Ministri për Komnunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, Goran Rakiç

Lista Serbe në Kosovë u ka bërë thirrje komunitetit serb për racionalizim të shfrytëzimit të energjisë elektrike në periudhëm e dimrit.

Lista Serbe që udhëheq në dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë, përmes një njoftimi në Facebook u është drejtuar atyre për të ulur dhe racionalizuar konsumin.

“Lista Serbe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë solidaritet dhe përgjegjësi, dhe të ulin konsumin e energjisë elektrike, dhe sidomos ata që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike, në disproprocion me normalen”, shkruan ata në Facebook.

“Është periudhë dimri dhe është e rëndësishme që konsumi të jetë racional për të gjithë në mënyrë që të gjithë të kenë energji elektrike të mjaftueshme”, përfundon njoftim i Listës Serbe.

Ndërkaq, ka pasur indinjatë të qytetarëve të Kosovës të cilën e kanë gjetur veten në mes të reduktimeve me furnizim të energjisë elektrike, teksa janë shpërndarë edhe fotografi krahasuese mes Mitrovicsë së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, ku kontrasti ishte dritë dhe terr.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore