Sport

Lisa Carrington fiton medaljen e pestë të artë në Lojërat Olimpike


Finalja e femrave në Kanoe në 500m ishte dramatike teksa të gjithë sytë ishin nga sportistja e Zelandës së Re, Lisa Carrington, e cila kërkonte medaljen e saj të tretë të artë të Lojërave Olimpike.

Ishte një fillim i fortë nga portugezja Teresa Portela në korsinë e 7, por Carrington tashmë kishte hapur epërsinë në korsinë 3.

Carrington, udhëheqte me një sekondë të plotë në gjysmë të garës.

Për një moment epërsia ishte kthyer në gjysmë gjatësi me 35 metra të mbetura, por Carrington ishte gati të bënte gjithçka për medaljen e saj të tretë të artë të “Tokio 2020”.

Medaljen e argjendtë e fitoi hungarezja Tamara Csipes, ndërsa të bronztën danezja Emma Jorgensen.

Carrington tani është sportistja më e dekoruar e Zelandës së Re, me pesë medalje ari dhe një të bronztë në karrierën e saj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore