Ajas Sulejmani, i cili rroku vëmendjen e gjithë opinionit publik në Shqipëri, pasi aksidentoi një çift kalimtarësh dhe foshnjën e tyre tremuajshe duke kaluar vijat e bardha, është liruar nga burgu.
Sulejmani, nga masa e arrestit me burg, ka kaluar në masën arrest në shtëpi.
Vendimin e ka marrë Gjykata e Tiranës, për të zbutur kështu dënimin e shoferit, i cili rezultoi se po e drejtonte mjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike, si edhe pa leje drejtimi.
Kjo e fundit i ishte tërhequr nga Policia e Shtetit tri javë përpara aksidentit, për shkak të një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ngjarja, e cili ndodhi më 8 maj 2022, fatmirësisht nuk solli asnjë viktimë.
Teksa, çifti i aksidentuar, vetëm së fundmi ka dalë nga spitali, ku mori për rreth një muaj trajtim të specializuar në rikuperimin e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com