Sport

Liridon Krasniqi larg vendlindjes


Liridon Krasniqi

Që prej vitit 2011, kur ai luajti me Shpresat Kuqezi, e deri më tani, për Liridon Krasniqin nuk është shfaqur interes për ta grumbulluar me kombëtaren.

Krasniqi, tashmë 28 vjeç, ka vendosur të luajë për një tjetër kombëtare në kontinentin Aziatik.

Mesfushori nga Kosova, luan prej shumë kohësh në Malajzi me ekipin Johor Darul Ta’zim dhe tashmë, është grumbulluar në listën e lojtarëve të kombëtares malajziane.

Në mars do të luajë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Vietnamit për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore