Vende

Liqeni i zi, shërues në Gramsh


Me këtë liqen të fshehur akullnajor, qyteti pak i njohur i Gramshit rezervon një nga vendet më tërheqëse për natyrën dhe kurimin e shëndetit.

Në lartësinë 1750 metra mbi nivelin e detit dhe rrethuar nga peizazhe malore, Liqeni i Zi është një nga vendet natyrore më të vizituara përreth qytetit të Gramshit. Përmes bukurisë natyrore, joshja e këtij liqeni i dedikohet dhe faktit që ujërat kanë veti kurative.

Liqeni natyra dhe ajri i pasur janë të ndërthurur, më mirë se kudo tjetër.

Ngjyra blu e errët që krijohet nga ujërat akullnajore të Liqenit të Zi është veçanërisht mbresëlënëse. Vetitë kurative të liqenit vijnë si rrjedhojë e mineraleve të shumta përbërës të liqenit. Përgjatë viteve, shumë vizitorë kanë shkuar për të shëruar reumatizmin, apo sëmundje të tjera që shkaktojnë dhimbje trupore, duke bërë zhytje të rregullta në liqen. Intervali i rekomanduar për të qëndruar në ujë, është 15 minuta, dy herë në ditë.

Nëse do të dëshironi të kaloni një apo dy netë në këtë zonë, ka mjaft opsione se ku ta bëni këtë. Kampingu është i aksesueshëm lehtësisht, duke qenë se janë krijuar mjaft ambiente duke pasur pikërisht këtë lloj turizmi në mendje. Në këtë mënyrë eksperienca bëhet më unike e paharrueshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore