Vende

Liqeni i zambakëve


Liqeni i Dushkut ose siç njihet ndryshe liqeni i Zambakëve, i ndodhur në afërsi të fshatit Lenie, Gramsh në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit, është kthyer në një destinacion turistik vitet e fundit.

Liqeni i Dushkut përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi 400 m. Në këtë liqen dallohen sidomos zambakët e mëdhenj të ujit që njihen ndryshe si simboli i jetës, pasionit, dashurisë dhe pastërtisë.

Gjenden edhe lloje të ndryshme peshqish, të cilët japin një shfaqje të mrekullueshme teksa shfaqen dhe zhduken përsëri pas zambakëve.

Duket sikur këtë liqen e ruajnë shumë mirë dhe i japin pamje akoma dhe më të bukur pishat të cilat gjenden në një sipërfaqe rreth 12 ha duke formuar një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor.

Periudha e pranverës dhe e verës janë më të përshtatshme për të vizituar këtë mrekulli natyrore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore