Futboll

Lionel Messi dëshiron SHBA


Messi

Lionel Messi thotë se shpreson të luajë në SHBA një ditë, por ende nuk është i sigurt meqenëse ka ende aktivitet në kalendar dhe në qershor 2021 i skadon kontrata me Barcelona-n.

Informatat e zotëruara nga Albanian Post, bëjnë me dije se në gusht të këtij viti, ylli i Barcelona-s dhe Argjentinës, depozitoi një kërkesë tranferimi dhe pritet të nisë negociata me klube të tjera në janar 2021.

Akoma nuk e di se çfarë do të bëj. Besoj se do të pres deri sa të mbarojë sezoni. Unë dua të luaj në SHBA, të jetoj atje e të krijoj eksperiencë në kampionatin e tyre, por në fund, do të kthehem sërish te Barcelona”, u shpreh Messi për televizionin spanjoll ‘La Sexta’.

Ai vijoi më tutje duke përshkruar objektivat aktual të sezonit në fjalë, në La Liga:

“Tani për tani gjëja më e rëndësishme është të përqendrohem te skuadra dhe të përfundoj sezonin mirë, ashtu dhe të përpiqemi të fitojmë trofe”, përfundoi Messi.

Barcelona nuk ka fituar asnjë titull sezonin e kaluar dhe është e pesta në La Liga pas fillimit të tyre më të keq në 33 vjet lojë në kampionatin spanjoll.

Ndonëse nuk po shkëlqen më si më parë, që në moshën 13 vjeç kur u bashkua me të rinjtë e FC Barcelona-s, e deri tani, Messi është bërë golashënuesi numër një i ekipit. Ai ka fituar 10 La Liga, katër herë Ligën e Kampionëve dhe gjashtë herë Topin e Artë – çmim të cilin e merr lojtari më i mirë në botë. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore