Futboll

Lionel Messi 42 gola jashtë zonës, Ronaldo vetëm 7 (16/21)


Në pesë sezonet e fundit të La Liga-s, Lionel Messi, super-ylli argjentinas dhe i Barcelona-s, ka shënuar 42 gola jashtë zonës së rreptësisë – bëhet fjalë për gjashtë herë më shumë se Cristiano Ronaldo.

Faktori që e veçon Messi-n nga Ronaldo, të paktën në pesë sezonet e fundit të kampionateve në të cilat luajnë përkatësisht të dy ata, është distanca nga e cila shënon.

Konkretisht, që në fillim të sezonit 2016/2017 e deri më sot, Messi ka shënuar më shumë se Harry Kane (sulmuesi i Tottenham-it), Kevin De Bruyne (mesfushori i Manchester City-t) dhe Cristiano Ronaldo bashkë.

Në fakt, 126 nga shumatorja e të gjitha golave të shënuar nga Messi, janë goditur nga jashtë zonës së rreptësisë.

I pari gjatë kësaj periudhe (2016-2021), është regjistruar në ndeshjen kundër Villareal – përpara se të lëshoi një top të njësuar me barin e blertë dhe drejt portës kundërshtare, “magjistari (Messi) gënjen një nga lojtarët e Villareal-it, vrapon në trajektore gjysmë-harku drejt prapavijës dhe shoqëron topin në portë si të ishte duke luajtur video-lojën Pro Evolution.

https://twitter.com/sultan16674072/status/1376632497354776585?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1376632497354776585%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-football-legends-take-a-bow-stats-lionel-messi-has-scored-more-goals-from-outside-the-box-20210330

Kjo është vetëm një nga shumë “mrekullitë” e Messi-t.

I renditur përkrahë lojtarëve të tjerë të mëdhenj sa i përket golave të shënuar jashtë zonës së rreptësisë në pesë sezonet e fundit, pas Messi-t vjen Harry Kane me 17 të tillë, Philippe Coutinho me 16, Kevin De Bruyne me 15. Ndërsa Cristiano Ronaldo ka vetëm shtatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore