Aplikacione

Linkedin-i pezullon regjistrimet në Kinë


Rrjeti profesional i ndërlidhjes, Linkedin, i cili është një nga rrjetet e pakta perëndimore të disponueshme në Kinë, ka pezulluar regjistrimet e reja në vend duke thënë se vendimi nuk ka asnjë lidhje me një sulm kibernetik ndaj kompanisë mëmë, Microsoft.

Agjencia e lajmeve, CNN, tregon se platforma ka bërë me dije se vendimi i saj nuk ka lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur ndaj Microsoft-it, e cila ka akuzuar qeverinë kineze se mbështet grupin hacker-ues të quajtur Hafnium për të ndërhyrë në software-ët e postës elektronike.

Përpos pezullimit të regjistrimeve të reja në platformë, një zëdhënës i Linkedin-it ka njoftuar se po punohet për të siguruar që platforma të jetë në pëeputhje me ligjin vendas.

“Ne jemi një platformë globale me një detyrim për të respektuar ligjet që zbatohen për ne duke përfshirë respektimin e rregullave të qeverisë kineze për versionin tonë të lokalizuar të Linkedin-it në Kinë”, ka shpjeguar zëdhënësi i kompanisë.

Megjithatë, nuk është detajuar se cili ligj vendas po zbatohej.

Sipas CNN, historiku i kompanisë Microsoft në Kinë është relativisht i gjatë pasi ka hyrë në tregun vendas që në vitin 1992. Madje software-i i tij është përdorur gjerësisht nga qeveria kineze dhe kompanitë në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore