Shëndet

Limoni eliminon toksinat e trupit


Limoni është një prej agrumeve më të përdorura në kuzhinën shqiptare. Dimër a verë, limoni nuk mungon kurrë dhe pasuron shumë prej recetave të përditshme të amvisave.

Lëngu dhe tuli i limonit janë padyshim ndër më të përdorurat në kuzhinë e megjithatë vlerat më të mëdha të kësaj agrumeje gjenden tek pjesa e lëkurës.

Limoni është një agrume jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, e cila është e domosdoshme për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës. Përfitimet e kësaj vitamine për lëkurën por dhe të gjithë organizmin mund të merren shumë mirë duke përdorur kurën me ujë të vakët dhe limon.

Për këtë kurë mjafton të shtydhni lëngun e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta konsumoni në mëngjes.

Përfitimet që ofron limoni për shëndetin

Lëngu i një kokërr limoni përmban më pak se 25 kalori. E njëjta sasi është shumë e pasur me kalçium, kalium, vitaminë C dhe fibër. Të gjithë këto ushqyes ndihmojnë në gjallërimin dhe mirëmbajtjen e sistemit imunitar. Kësisoj, organizmi është ndjeshëm më i mbrojtur nga infeksionet.

Për më tepër, limoni ka veti antiseptike dhe është uji me feta limoni është plotësisht i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga problemet me zemrën.

Pehashi dhe detoksifikimi

Pirja e ujit të vakët me limon ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të pehashit në organizëm. Nëse e pini këtë lëng në mëngjes do të përshpejtoni pastrimin e organizmit nga toksinat.

Shëndeti dentar

Lëkura e limonit është e pasur me substanca anti-bakteriale të cilat pengojnë rritjen e bkterieve në gojë. Këto baktere janë përgjegjës për kavitetin e dhëmbëve por edhe infeksionet e mishrave.

Për rrjedhojë, lëkura e limonit ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit dentar.

Mjafton të përzieni një lugë çaji me lëkurë limoni me pastën e dhëmbëve dhe vazhdoni ta përdorni si zakonisht.

Sistemi imunitar

Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve dhe vitaminës C, lëkura e limonit është një aleat i sistemit imunitar.

Vitaminat dhe mineralet e forcojnë imunitetin dhe e bëjnë atë më të aftë të luftojë virozat dhe inflamacionin.

Filloni ta përfshini lëkurën e limonit në të gjitha recetat tuaja, mjafton ta përdorni si erëz.

Shëndeti i zemrës

Pektina tek lëkura e limonit mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq dhe tensionin e lartë.

Ekspertët thonë se vitamina C, pektina dhe flavonoidët ulin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Tumoret

Konsumi i lartë i flavonoidëve, vitaminave dhe mineraleve ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e rruazave të bardha të gjakut dhe eliminon qelizat kancerogjene.

Gurët në tëmth

Studimet thonë se disa prej substancave aktive tek lëkura e limonit ndihmojnë funksionin e tëmthit, parandalojnë formimin e gurëve dhe ndihmojnë në eliminimin e tyre.

Nëse nuk e duroni dot athtësinë e limonit, atëherë shtoni një ose dy lugë çaji me lëkurë limoni në një gotë me ujë dhe pijeni çdo mëngjes.

Përdorime alternative

Lëkurat e limonit mund të përdoren për pastrimin e kuzhinës, frigoriferit dhe eliminimin e erës së keqe të koshit të plehrave.

Ato janë shumë të mira për përthithjen e erës së keqe, por edhe pastrimin e tenxhereve.

Përshtatur nga “ The Helath’ për Albanian Post

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore