Lajme

Limaj: Nisma do të rikthehet fuqishëm në parlament


Fatmir Limaj mbledh kryetarët e degëve

Përgjatë ditës së ënjte, kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka mbajtur një takim me kryetarët e degëve të partisë në nivel vendi.

Këtë e ka bërë të ditur vet partia NISMA Socialdemokrate, në një postim në rrjetin social Facebook.

“Suksesi dhe stabiliteti i Nismës Socialdemokrate në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i Nismës do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucione tjera qendrore”, thuhet në kumtesë.

Po ashtu, Limaj ka falënderuar ata për angazhimin që kanë bërë në zgjedhjet lokale.

“Nisma i ka fituar zgjedhjet në Malishevë me kryetarin Ekrem Kastrati, si dhe ka siguruar përfaqësim nëpër Asamble, thuajse në çdo komunë të Kosovës”.

Fatmir Limaj mbledh kryetarët e degëve

Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet lokale ka fituar vetëm komunën e Malishevës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore