Përballje

Lille, PSG dhe Lyon dhëmb-më-dhëmb në raundin 28 të Ligës së Parë


Mbrëmjen e sotme, në javën e 28 të Ligës së Parë, tre vendet e para që udhëheqin klasifikimin francez, do të garojnë për të diktuar ritmin e kampionatit; Lille, Paris Saint-Germain dhe Lyon.

Lojën e hapin lionezët, të cilët presin në shtëpi Rennes në orën 19:00.

Lyon-i ka bilanc relativisht të mirë krahasuar me Rennes. Nëse flasim për shifra, Lyon-i ka 2 fitore, një barazim dhe një humbje nga java e 24 [6 shkurt] e deri më sot, ndërsa Rennes numëron vetëm një barazim dhe tre humbje dhe ze vendin e nëntë.

Lyon është në vendin e tretë me 56 pikë – vetëm një pikë larg PSG-s dhe tre pikë larg Lille-s.

Në 21:00 paralelisht do të luhet Bordeaux – PSG dhe Lille – Marseille.

Natyrisht që një ndër ekipet pretendente për Champions [PSG], kërkojnë të vendosin autoritetin e tyre edhe në majën e klasifikimit të Ligues 1-shit, në atë çka duket si një sfidë e thjeshtë për ta kundër Bordeaux së vendit të 11. Parizienët pozicionohen në vend të dytë me 57 pikë dhe vetëm dy pikë larg Lille-s ndaj, kjo fitore mund t’i zhvendosë në krye të renditjes në varësi të ndeshjes Lille – Marseille.

Nga ana tjetër, Lille pret përballjen me Marseille-n. Edhe pse në vend të shtatë me 39 pikë, Marseille do bëj çdo gjë të mundur të sigurojë një mundësi për t’u ngjitur më lart. Nga përspektiva e Lille-s, parashikmet normalisht që favorizojnë ata por, rezultati i sotëm do të diktojë hapin e garës midis tre ekipeve të vendeve të para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore