Muzikë

Lil Nas X rrëmben çmimin kryesor të “MTV VMAs 2021” – zbuloni artistët e tjerë triumfues


Lil Nas X - Rep artist

“MTV Video Music Awards 2021” – ngjarje e zhvilluar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është mes ngjarjesh më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë, për sa i përket industrisë së muzikës.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të sivjetshme, prezantuese e evenimentit ishte rep artistja, Doja Cat, ndërsa nuk munguan as performancat e veçanta të artistëve më të suksesshëm të momentin, si rep artisti, Lil Nas X, Normani, Olivia Rodrigo e Kacey Musgraves.

Doja Cat – Prezantuese e “MTV VMAs 2021”.

Rep artisti më i përfolur i momentit, Lil Nas X, ishte fituesi i çmimit kryesor të kësaj ceremonie prestigjioze të ndarjes së çmimeve, ndërsa ka fituar si “Videoja më e mirë e vitit”, me këngën “Montero” (Call me by your name).

Lil Nas X gjatë performancës në “MTV VMAs 2021”.

Mes artistësh më pretendentë për të rrëmbyer më shumë çmime ishte këngëtari kanadez i muzikës pop, Justin Bieber, i cili ishte i nominuar plot shtatë herë falë projekteve të tij muzikore, “Holy” dhe “Peaches”,  si dhe debutimit të tij në klipin e DJ Khaled “Popstar”.

Justin Bieber gjatë fjalimit me rastin e rrëmbimit të çmimit “Artisti i vitit” në “MTV VMAs 2021”.

Por, si përfundim, Bieber, fitoi dy prej nominimeve, atë të “Artistit të vitit “ dhe “Best Pop”.

Përpos, Justin Bieber, fituese dominuese e çmimeve të “MTV VMA’s 2021”, pritej të jetë edhe rep artistja, Megan Thee Stallion, e cila ishte e nominuar në gjashtë kategori të ndryshme, dhe katër nga ta ishin për duetin me Cardi B në këngën “Wap”.

Rep artistja, Megan Thee Stallion.

Por, që e njëjta është kthyer në shtëpi pa fituar as edhe një çmim të vetëm.

“Good 4 you” është kënga të cilën, këngëtarja, Olivia Rodrigo, e ka performuar në skenën e “MTV VMAs 2021”, ndërsa ka fituar gjithsej tre çmime.

Olivia Rodrigo, gjatë fjalimit për rrëmbimin e çmimit si “Artistja e re më e mirë vitit” në “MTV VMAs 2021”.

“Artistja e re më e mirë”, “Performanca e vitit” si dhe “Kënga e vitit”, referuar këngës “Drivers License”, ishin tre çmimet që shkuan enkas për Olivian.

Albanian Post – ju sjell listën me fituesit e disa prej kategorive kryesore të “MTV VMAs 2021”.

Lil Nas X: Montero (Call me your name) – “Videoja më e mirë e vitit”.

Justin Bieber – “Artisti i vitit”.

Olivia Rodrigo – “Aristja e re më e mirë e vitit” dhe “Kënga e vitit”.

BTS – “Grupi më i mirë i vitit”.

Doja Cat dhe SZA – “Bashkëpunimi më i mirë i vitit” (Kiss me more).

Travis Scott, Young Thug dhe M.I.A – “Hip Hopi më i mirë i vitit” (Franchise).

Billie Eilish dhe Rosalia – “Kënga më e mirë latine e vitit” (Lo Vas Olvidar).

John Mayer – “Rock artisti më i mirë i vitit” (Last Train Home)

Bruno Mars, Anderson dhe Silk Sonic – “Kënga më e mirë e vitit e zhanrit R&B” (Leave The Door Open).

Harry Styles – “Koreografia më e mirë e vitit” (Treat People with Kindness).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore