Sport

Ligue 1 refuzon transferimin e Ziyech te PSG


Hakim Ziyech definitiv nuk do të transferohet në Paris Saint-Germain – të paktën jo gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Ziyech kishte përfunduar edhe testet mjekësore te kampionët e Francës, por një pakujdesi nga ana e anglezëve e bllokoi transferimin e tij në Paris.

Drejtuesit e Chelsea-t kishin bërë tre herë gabime në dokumentet e dërguara lidhur me transferimin e tij dhe kjo gjë solli vonesa deri pas mbylljes së afatit kalimtar dimëror dhe marokeni ngeli në Londër.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i klubit francez, të cilët apeluan që ky transferim të bëhet, por përgjigjja e Ligue 1 ka qenë “Jo”.

Komisioni ligjor i LFP, në mbledhjen e mëngjesit të kësaj të mërkure, ka refuzuar kërkesën për miratimin e huazimit të lëshuar nga klubi parisian.

Ky vendim justifikohet me shkarkimin me vonesë nga PSG të dokumenteve të nevojshme për këtë transferim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore