Sport

Ligue 1, Nice dhe Marseille do të riluajnë ndeshjen e ndërprerë, pas përplasjes me tifozët


Të mërkurën e 27 tetorit, Nice do të presë Marseille-s, në fushë neutrale, atë të Troyes-it, nga ora 21:00. Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Clement Turpin.

Ndeshja do të luhet për llogari të javës së tretë në Ligue 1, pasi e sfida e mëparëshme u ndërpre kur tifozët vendas sulmuan lojtarët e Marseille-s.

Deri më tani në Ligue 1 janë luajtur 11 javë. Nice dhe Marseille kanë nga një ndeshje më pak. Është e njohur tashmë dhuna në sfidën e 22 gushtit, që solli ndërprerjen e ndeshjes në minutën e 72 nga gjyqtari Benoit Bastien-i. Bastien do të jetë gjyqtari i katërt në takimin e kësaj të mërkure.

Momentalisht skuadrat në renditje kanë, Nice 19 pikë dhe Marseille 18 pikë. Vendi i tretë në renditje për Nice-n dhe i katërti për skuadrën e Jorge Sampaoli-t.

Në pesë përballjet e fundit, duke përjashtuar sfidën e ndërprerë ku Nice udhëhiqte 1-0, Marseille ka triumfuar tre herë. Por, Nice ka fituar ndeshjen e fundit me rezultatin 3-0.

Në javën e 11 të kampionatit, Nice fitoi me rezultatin 3-2 përballë Lyon-it. Marseilla barazoi me rrjeta të paprekura me PSG-në.

Amine Gouiri i Nice dhe Dimitri Payet i Marseille-s janë shënuesit më të mirë në skuadrat respektive me nga pesë gola. Gjithashtu janë dhe asistuesit më të mirë me nga tre asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore