Sport

Ligue 1/ E shtuna vjen me dy ndeshje në elitën e futbollit francez


Dy ndeshje janë programuar për t’u luajtur të shtunën e 18 shtatorit në Ligue 1. Ekipet që do të zbresin në fushë janë: Lille, Lens, Saint-Etienne dhe Bordeaux.

Java e gjashtë në Ligue 1 nisi ditën e premte me përballjen mes Strasbourg-ut dhe Metz-in. Vendasit fituan me rezultatin e pastër 3-0.

Takimi i parë që do të luhet të shtunën është ai mes Lens-it dhe kampionëve në fuqi të Lille-s. Ndeshja do të luhet në “Stade Bollaert-Delelis”, duke filluar nga ora 17:00.

Nëntë pikë kanë në renditje vendasit pas pesë javëve të para. Për miqtë janë pesë pikë në po kaq ndeshje.

Sfida tjetër do të jetë mes Saint-Etienne dhe Bordeaux-s. Ndeshja do të luhet në “Stade Geoffroy Guichard”, duke filluar nga ora 21:00.

Fillimi i kampionatit nuk ka qenë shumë i mbarë për të dy skuadrat. Pas pesë javëve, vendasit kanë tre pikë, ndërsa miqtë dy pikë.

Të dielën do të luhen ndeshjet e tjera të mbetura në Ligue 1: Nice – Monaco, Troyes – Montpellier, Angers – Nantes, Reims – Lorient, Clermont – Brest, Marseille – Rennes dhe PSG – Lyon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore