Sport

Ligue 1/ Clermont-i i Rashanit udhëton drejt Nantes-it, Lille pret Brest-in


Dy ndeshje do të luhen këtë të shtunë në Ligue 1 franceze. Nantes përballet me Clermon-in dhe Lille me Brest-in.

Sfidat do të luhen për javën e 11 në Ligue 1. Java nisi me përballjen mes Saint-Etienne dhe Angers-it, e përfunduar në shifrat 2-2.

Ndeshja e parë në Ligue 1 për këtë të shtunë do të luhet në “Stade de la Beaujoire”. Nantes-i vendas do të presë Clermont-in, duke filluar nga ora 17:00.

Me Clermont-in aktivizohet sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, i cili pritet ta nisë si titullar këtë takim.

Vendasit kanë 14 pikë dhe ndodhen në vendin e nëntë në renditje. Një pikë më pak kanë miqtë, që renditen në vendin e 14.

Lille do të presë Brest-in, duke filluar nga ora 21:00. Ndeshja do të luhet në “Stade Pierre Mauroy”. Vendasit kanë 14 pikë në renditje dhe gjenden në pozitën e 11. Miqtë renditen të parafundit dhe kanë pesë pikë.

Ndeshjet e mbetura të javës së 11 në Ligue 1 do të luhen të dielën:

Nice – Lyon

Rennes – Strasbourg

Lens – Metz

Lorient – Bordeaux

Reims – Troyes

Monaco – Montpellier

Marseille – PSG

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore