Lajme

Ligji për abortin në Teksas do të qëndrojë në fuqi deri në vendimin e Gjykatës së Lartë


Gjykata e Lartë e SHBA-ve do të lejojë Teksasin të ndalojë abortet, deri muajin tjetër sa ccështja të kalojë në një proces të përshpejtuar.

Ligji, i njohur si SB8, i jep çdo personi të drejtën të padisë mjekët që kryejnë një abort në gjashtë javët e fundit – përpara se shumica e grave të dinë se janë shtatzënë.

Gjykata Supreme tha se do të përqendrohet në mënyrën se si është hartuar ligji dhe nëse mund të kundërshtohet ligjërisht.

Konsiderohet jashtëzakonisht e rrallë që gjykata e lartë amerikane të përshpejtojë çështjet.

Gjykatat e ulëta nuk kanë nxjerrë ende vendime përfundimtare mbi të ashtuquajturin “Akt të rrahjeve të zemrës së Teksasit”.

Ligji i diskutueshëm – i cili bën një përjashtim për një urgjencë mjekësore të dokumentuar, por jo për rastet e përdhunimit ose incestit – ndalon abortin pas asaj që disa e quajnë rrahje zemre fetale.

Demonstruesit kundër abortit protestojnë  të premten, 1 tetor 2021, në McKinney, Teksas.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve thotë se në javën e gjashtë një fetus nuk ka zhvilluar ende një rrahje zemre, por më tepër një “dridhje elektrike të induktuar” të indeve që do të bëhet zemra.

Ligji i Teksasit zbatohet duke i dhënë çdo individi – nga Teksasi apo jo- të drejtën për të paditur mjekët që kryejnë një abort pas 6 javësh.

Administrata Biden ka thënë më parë se do t’i kërkonte gjykatës të bllokonte ligjin. Që nga rasti historik i Gjykatës Supreme të vitit 1973, Roe kundër Wade, gratë amerikane kanë të drejtë të abortojnë derisa një fetus të jetë në gjendje të mbijetojë jashtë mitrës – zakonisht midis 22 dhe 24 javësh në shtatzëni.

Gjykata Supreme

Shtetet e Bashkuara janë një nga 198 vendet që lejojnë abortet me zgjedhje pas 20 javësh të shtatzënisë, sipas “Washington Post”.

Avokatët e shtetit të Teksasit kërkuan nga gjyqtarët e gjykatës që të shqyrtonin anulimin e vendimit historik Roe, si dhe një çështje të veçantë që afirmonte të drejtën kushtetuese për një abort. Gjykata nuk e pranoi këtë kërkesë.

Argumentet në këtë rast janë caktuar për 1 nëntor. Gjykata e Lartë tha se do të priste që ato argumente të ndodhin para se të ndërmarrë ndonjë veprim.

Në një mospajtim me shkrim, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomayor tha se afati kohor i përshpejtuar do të ofronte “ngushëllim të ftohtë” për gratë në Teksas që shpresojnë për trajtimin e abortit.

Gjyqtarja, Sonia Sotomayor

Ajo ishte e vetmja nga nëntë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që mbrojti bllokimin e ligjit në afat të shkurtër.

“Gratë që kërkojnë kujdes për abortin në Teksas kanë të drejtën e lehtësimit nga kjo gjykatë tani”,  shkroi ajo.

“Për shkak të dështimit të gjykatës për të vepruar sot, ai lehtësim, nëse vjen, do të jetë tepër vonë për shumë gra”.

Ligji hyri në fuqi në Teksas më 1 shtator.

Ligji kufizues ndalon të gjitha abortet në rreth gjashtë javë të shtatzënisë.

Gjithashtu ky ligj i jep të drejtën çdo individi të padisë këdo që është i përfshirë në sigurimin ose lehtësimin e një aborti pasi të zbulohet aktiviteti kardiak i fetusit, dhe nuk bën përjashtime për shtatzënitë e shkaktuara nga përdhunimi ose incesti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore