Bota

Ligji gjerman për ndryshimin e klimës shkel të drejtat e njeriut


Ligjet e ndryshimeve klimatike të Gjermanisë janë “inefiçente” dhe vendosja e barrёs sё frenimit tё emetimeve tek tё rinjtё, shkel liritё themelore”, deklaroi gjykata mё e lartë.

Ligji gjithashtu nuk jepte detaje tё mjaftueshme pёr prerjen e emetimeve tё dioksidit tё karbonit.

Qeverisё do t’i duhet tё rishikojë ligjin deri në fund të vitit të ardhshëm.

Vendimi erdhi një javë pasi BE-ja zbuloi synimet e reja ambicioze të ndryshimit të klimës.

Sipas ligjit-i cili u dakordёsua midis vendeve anëtare dhe Parlamentit të BE- blloku do të ulë emetimet e karbonit me të paktën 55% deri në 2030, krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Gjykata Kushtetuese Gjermane tha të enjten se masat aktuale “shkelin liritë e ankuesve, disa prej të cilëve janë ende shumë të rinj” sepse ata vonojnë shumë veprimin e nevojshëm për të arritur objektivat e Parisit deri pas 2030.

Vendimi i së enjtes pjesërisht mbështeti ankesa tё sjella nga aktivistët e ndryshimit të klimës.

Vendet tё tjera janë përqendruar gjithashtu në ndryshimin e klimës ditët e fundit.

Polonia arriti një projekt marrëveshje me sindikatat për të mbyllur të gjitha minierat e saj të qymyrit deri në vitin 2049 dhe për të organizuar pagesa të ndërprerjes për dhjetëra mijëra punëtorë të prekur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore