Sport

Liga e Pare franceze rikthehet me PSG-në përballë Lille-s


Liga e Parë në France do të luajë ditën e shtunë tre ndeshje të javës 31. Monaco pret Metz-in, PSG-ja Lille-n dhe Lens-i pret Lyon-in.

Duke filluar nga ora 13:00 në “Stade Louis II”, Monaco do të presi Metz-in. Vendasit ndodhen në vendin e katërt në kampionat, me 59 pikë. Miqtë renditen në vendin e nëntë me 42 pikë. Përballja e fundit mes dy ekipeve në kampionat ka përfunduar 0-1 për Monaco-n.

Në orën 17:00, PSG-ja do të presë në “Parc des Princes” ekipin e Lille-s. Të dy ekipet janë me nga 63 pikë dhe qëndrojnë në krye të tabelës së klasifikimit. Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Ndeshja e fundit e ditës së shtunë në Ligën e Parë franceze është ajo midis Lens-in dhe Lyon-it. Ndeshje e cila do të filloj nga ora 21:00, në “Stade Bollaert-Delelis”. Vendasit renditen në vendin e pestë me 48 pikë. Miqtë renditet në vendin e tretë me 60 pikë, tre pike më pak se dyshja kryesuese PSG – Lille.

Ditën e diel do të luhen ndeshjet e tjera të Ligës së Parë franceze, Angers – Montpellier, Reims – Rennes, Nantes – Nice, Bordeaux – Strasbourg, – Lorient – Brest, Nimes – Saint-Ettiene, Marseille – Dijon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore