Bota

Lidia Thorpe: Gruaja indigjene që po “shkund” Australinë


Lidia Thorpe anëtare e parlamentit federal dhe mbesa e një matriarkeje të nderuar indigjene po lufton për barazi racore në Australi.

E veshur me një mantel lëkure marsupi, senatorja  hyri ditën e saj të parë në parlamentin federal australian, nё shtatorin e viti tё kaluar, me grushtin e djathtë të ngritur nё formёn e njё përshëndetjeje pёr Black Power.

Në dorën e saj të majtë, ajo mbante një shkop të gdhendur me 441 vija që përfaqësonte numrin e njerëzve indigjenë që kanё vdekur në paraburgim, që prej Komisionit Mbretëror të vitit 1991.

Thorpe i thotë Al Jazeera se ajo E ngrita grushtin si një shenjë e rezistencës dhe e luftës sonë në solidaritet me afro-amerikanёt në të gjithë botën”, u shpreh Thorpe pёr Al Jazeera.

Ajo gjithashtu përshkroi përgjegjësinë e tё “ngriturit tё zёrit pёr popullin, në një vend i cili ka mohuar të drejtat për kaq kohё” dhe konfirmoi qëllimin e saj duke theksuar se “nuk ёshtё duke thënë asgjë ndryshe nga ajo që po kërkojnë njerëzit nё botё”.

Thorpe nuk ёshtё senatorja e parё indigjene nё parlament. Megjithatё emri i saj ka bёrё zё dhe ёshtё diskutuar sidomos vitin e kaluar pas mosidendifikimit si australiane.

Thorne nuk është politikane mesatare

Një aktiviste dhe pasardhëse e popujve Gunnai, Gunditjmara dhe Djab Wurrung. Mbesë e matriarkes sё nderuar indigjen Alma Thorpe.

Në vitin 2017, ajo u bё personi i parë indigjen i zgjedhur në parlament në shtetin e Victoria-s. Një pozicion që e humbi pёrfundimisht një vit më vonë.

E rritur në ndёrtesat e këshillit të Melburnit, ajo lindi fëmijën e saj të parë në moshën 17 vjeç. U bë viktimë e dhunës në familje dhe në 2013 u shpalli falimentin.

Ajo është tashmё nënë e tre fëmijëve dhe dy herë gjyshe, si dhe senatore federale për partinë e majtë të Gjelbër.

Thorpe u shpreh pёr Al Jazeera se ndërsa koha e saj në politikën shtetërore ishte e dobishme, hyrja në arenën federale do të thoshte se ajo mund të fillonte bisedat “në një nivel kombëtar”.

Megjithatë, detyra para saj mund të duket e pakapërcyeshme.

Australianët indigjenё vuajnë nga pabarazi të mëdha në shëndetësi, arsim, varfëri dhe punësim.

Ndërsa përbëjnë më pak se 3% të popullsisë së kombit, ata gjithashtu përbëjnë 27% të të burgosurve në burg.

Këto pabarazi nënkuptojnë që Australianët Indigjenë mesatarisht vdesin deri në 17 vjet më të rinj pjesa tjetёr e popullsisё.

Numrat raportohen çdo vit nën një politikë të quajtur “mbyllja e hendekut”, megjithatë statistikat kanë ndryshuar shumё pak kёto 12 vite.

Vitin e kaluar Kryeministri Scott Morrison e quajti dështim tё qeverive pёr t’a adresuar ndarjen e vazhdueshme racore si një “turp kombëtar”.

Në përgjigje, Thorpe tha pёr Al Jazeera se raporti vjetor i “mbylljes së hendekut”, “nuk po merret aq seriozisht sa duhet”.

“Ne e dimë se si është të dëgjosh të njёjtёn zhurmën për jetët e njerёzve me ngjyrё, por në të vërtetë nuk shohim asnjëherë veprim. Unë dua të ndёrhy në parlament me veprim, jo ​​me fjalё”

Traktatet e pazgjidhura

Thorpe thotë se në zemër të debatit midis Australisë së njerёzve me ngjyrё dhe atyre tё bardhё dhe problemi qёndron tek çështja e pazgjidhur e traktateve.

Ndërsa historikisht britanikët kanë negociuar traktate me popujt indigjenë në koloni të tilla si Kanada dhe Zelanda e Re, në Australi, toka u shpall “terra nullius”, një term latin për “toka e askujt”.

Si i tillë, asnjë traktat nuk u formua me më shumë se 500 kombe të ndryshme indigjene që kishin jetuar në kontinent për më shumë se 60 mijë vite.

Seanatorja tha se një traktat duhet të ketë përparësi ndaj iniciativave të tilla si Deklarata e fundit Uluru.

“Duhet bërë thirrje për ngritjen e zёrave indigjenё pёrmes vendosjes sё njё komiteti kёshillimor nё parlament nё mёnyrё tё parashikuar nga kushtetuta”, u shpreh Thorpe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore