Gatimi

Librat më të mirë të gatimit për fillestarët


Për disa prej nesh, të gatuarit është stresues. Pavarësisht përpjekjeve për të realizuar ndonjë pjatë të shijshme, përfundimi është gjithmonë i njëjte. Thjesht nuk hahet!

Por si thoni për një listë me librat më të mirë të gatimit për fillestarët? Sigurisht që po. Njerëzit kanë dëshiruar receta të pakomplikuara dhe të thjeshta gjithmonë.

Gjysma prej nesh nuk di se cilat janë funksionet bazë të pajisjeve të kuzhinës. Gjysma tjetër mbase di të përdorë kuzhinën e saj, por njëkohësisht ka dhe punë të ndryshme për të bërë. Kështu që receta të thjeshta për t’i shkurtuar kohë vetes na duhen të gjithëve.

Për këtë qëllim, ne do ju sugjerojmë disa prej librave që kanë ndihmuar ‘duart e botës’, e pse jo dhe të ne shqiptarëve.

“Fitoret e Vogla” nga Julia Turshen

Fitoret e Vogla është plot me receta të thjeshta që nuk kërkojnë ndonjë art. Qoftet e gjelit të detit dhe rikotës, të cilat nuk kërkojnë vezë ose bukëpjekje, mund të bëhen gjatë ditëve kur duam vetëm të pushojmë. Janë aq të shijshme, sa vetëm ndonjë sushi na e ndërron mendjen.

“Saladish” nga Ilene Rosen

Sa herë përtojmë të gatuajmë, justifikohemi duke thënë që po hamë sallatë për të qenë në formë. Ndonjëherë kjo arsye është e vërtetë, por këto receta janë një shpëtim i vërtetë për ta kthyer sallatën në tjetër nivel.  Detaje që na mëson ky libër, nuk na lë më hapësirë për justifikime.

“Thjesht” nga Sabrina Ghayour

Ky është libri ideal për ata që duan të gatuajnë dy ditë në një të vetme. Ditët e gjata në punë e bëjnë gatimin dhe më të lodhshëm. Ndaj disa receta që rezistojnë dhe për të nesërmen do i bënin punë çdokujt.

“Çfarë të pjekim dhe si ta pjekim atë” nga Jane Hornb

Ky libër është një shkollë më vete. Recetat janë aq të detajuara dhe në formën e një manuali. Pse jo, pas tij mund të fillojmë duke iu dhënë leksione edhe miqve tanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore