Libra

Librat më të bukur festiv për dhurata


Librat më të mirë për dhuratë janë ata që keni lexuar dhe dashuruar dhe mund të mbështillen me një shënim personal për mënyrën se si e ndryshoi jetën tuaj, pse e keni dashur ose pse mendoni se marrësi do ta vlerësonte atë.

Për një mik që i pëlqen dekorimi mund të sugjerohet, Myquillin Smith “Mirëserdhe në shtëpi”.

Një libër argëtues me këshilla praktike që ndiqen lehtë dhe një udhëzues perfekt për ata që kërkojnë të arredojnë shtëpinë.

Për të gjithë fëmijët dhe dhuratat që mund t’ju bëhen atyrë rekomandohet   “Udhëtimi i babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”, Persida Asllani .

Përmes 16 përrallave, autorja tregon  ëndrrat dhe dëshirat që të vegjlit i shprehin babagjyshit përmes kartolinave, me shpresën e madhe që ata gjatë jetës së tyre asnjëherë të mos e humbasin fëmijën brenda vetes.

Fëmijët në këtë botim nuk do të njihen vetëm me të fshehtat e babagjyshit që nga Poli i veriut vjen në Berat, por do të mësojnë më shumë dhe për autorë e artistë vendas e të huaj.

Për miqtë që kanë  pasur një vit vërtet të ashpër rekomandohet “Plani B “, Sheryl Sandberg dhe Adam Grant.

Një  libër që duhet dhuruar më shumë se një herë. Eshtë libri më i dobishëm kur dikush po kalon diçka të përafërt në jetën e tij si divorci, vdekja apo sëmundje./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore