Lajme

Libia rihap tubacionin e naftës në terminalin më të madh të vendit


Libia ka rifilluar përdorimin e një tubacioni që transporton naftë në terminalin e saj më të madh. Ky vendim erdhi pas një ndalimi të prodhimit nga Libia, duke arritur në nivelin më të ulët të prodhimit në dy muaj.

Kompania, Waha Oil, njoftoi se dëmi prej 82 cm në tubacion është riparuar dhe pompimi ka rifilluar. Riparimi ka mundësuar rikthimin në prodhimin e 200 mijë fuçive në ditë. Prodhimi u ndalua pasi kompania mbylli tubacionin për të rregulluar rrjedhjet.

Kompania Waha, po prodhonte 98 mijë fuçi në ditë të shtunën, përpara se tubacioni të rifillonte funksionin. Niveli normal ditor i prodhimit prej 300 mijë fuçish, pritet të realizohet brenda dy ditësh.

Prodhimi i naftës në Libi ishte rritur në gati 1.25 milionë fuçi në ditë në fillim të këtij muaji, nga pothuajse zero prodhim në shtator. Kjo rritje erdhi falë një paqeje të përkohshme midis fraksioneve kryesore në luftën civile në vend.

Libia po prodhon tre të katërtat më shumë se sa bëri para kryengritjes së vitit 2011 që rrëzoi ish-diktatorin, Moammar Al Qaddafi. Revolta popullore shkaktoi kolaps politik dhe ekonomik në vend.

Mbyllja e tubacionit 60-vjeçar është një tregues i përkeqësimit të infrastrukturës së naftës në Libi. Kompania Waha, po  planikon rregullimin e mëtejshëm të infrastrukturës ku përfshihen stacionet e pompimit, tubacionet dhe portet.

Libia po kërkon fonde nga firmat e huaja të energjisë që punojnë në vend, për të ndihmuar në rregullimin e instalimeve të naftës.

Disa prej kompanive të huaja që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Libi janë: Total SE, Eni SpA dhe Repsol SA./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore