Lajme

Liban: Protestat futen në ditën e shtatë


Qytetarët e Libanit vijojnë të bllokojnë rrugët e Beirutit dhe po futen në ditën e shtatë të protestës.

Demonstruesit dogjën goma makinash në gjithë rrugët kryesore të vendit. Arsyeja e këtij rebelimi është kriza e madhe ekonomike që ka pushtuar Libanin dhe rënia e monedhës lokale në nivele historike.

“Kemi deklaruar prej kohësh se do të përshkallëzojmë demonstratat”, tha Pascale Nohra, një protestues.

Kriza financiare e Libanit filloi në vitin 2019. Qindra mijëra libanezë u dergjën rrugëve në atë kohë për të rrëzuar qeverinë.

Gjatë protestave të këtyre ditëve në Liban, ka pasur edhe tentativa për akte vetëflijimi. Një burrë në qytetin e Tyre, provoi të digjte veten me benzinë. Fatmirësisht, forcat e mbrojtjes civile e ndaluan në kohë atë.

Mijëra vende pune janë humbur nga qytetarët e Libanit përgjatë krizës. Llogari të shumta bankare janë bllokuar. Ka njerëz ndërkohë që të gjithë të ardhurat i kanë mbaruar dhe po shkojnë në greva urie.

Shpërthimi masiv i gushtit 2020 çoi në dorëheqjen e qeverisë libaneze. Përcaktimi i  kryeministrit të ri në detyrë, Saad Hariri, nuk solli lehtësime në sferën politike libaneze. Përplasjet me presidentit Michel Aoun, kanë sjellë paqartësi politike sërish.

Aq, sa Hariri të deklaronte javën e shkuar se kishte ndërmend të jepje dorëheqjen nëse ngërçi nuk zgjidhej.

Bashkimi Evropian ka dhënë një paketë ndihme prej mbi 90 milionë eurosh për Libanin. Tejkalimi i krizës është një ndër aspektet ku do të përqendrohen fondet e paketës.

Protestuesit ndërkohë, nuk kanë ndërmend të ndalin demonstratat pa parë ndryshime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore