Bota

Liban: Digjet një kamp refugjatësh sirianë


 

Në veri të Libanit u dogj një kamp refugjatësh sirianë  pas një zënke mes anëtarëve të kampit dhe një familjeje vendase libaneze, të shtunën me 26 dhjetor.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, bëri me dije se një zjarr i madh kishte shpërthyer në një kamp në rajonin Miniyeh.

Disa të plagosur ishin dërguar në spital, i cili nuk ka dhënë një numër të saktë rreth tyre.

Zëdhënësi i UNHCR-së Khaled Kabbara tha se në kamp strehoheshin 75 familje.

Agjencia raportoi se zjarri agravoi situatën, ku më pas nisën “grindjet” midis një anëtari të një familje libaneze dhe “punëtorëve sirianë”.

Sipas njoftimit, Mbrojtja Civile Libaneze u përpoq të vinte nën kontroll flakët ndërsa ushtria dhe policia kishin ndërhyrë për të rivendosur qetësinë.

“Disa familje janë larguar nga zona nga frika sepse pati gjithashtu tinguj shpërthimesh të shkaktuara nga bomba primitive me gaz”, tha Kabbara.

Në Liban ndodhen rreth 1.5 milion sirianë, përfshirë rreth 1 milion të regjistruar si refugjatë në Kombet e Bashkuara.

Autoritetet libaneze u kanë bërë thirrje refugjatëve të kthehen në Siri edhe pse grupet e të drejtave paralajmërojnë se vendi i shkatërruar nga lufta nuk është ende i sigurt.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore