
Li Auto, prodhues kinez i makinave elektrike, kohët e fundit punësoi disa talentë nga industria e telefonave, gjë që ndezi spekulime se kompania po kërkon të hyjë edhe në këtë treg.
Megjithatë, CEO i Li Auto, Li Xiang sqaroi se kompania nuk ka plane të publikoj një pajisje të tillë. Është shumë e zënë duke punuar në makina.
Fakti që firma punësoi disa talente nga kjo industri nuk është diçka e re për Li Auto. Në fakt, CEO dhe themeluesi tha se rreth 15% e ekipit të punësuar në tetë vitet e fundit vjen nga industria e smartfonëve.
Punësimi i Violet Song, një ish-menaxhere produkti në iQOO, është arsyeja e thashethemeve. Ajo ka punuar në Huawei përpara se të bashkohej me vivo në 2019 si menaxhere produkti për nën-markën e saj iQOO.
Kështu është e kuptueshme pse të gjithë po flasin për bashkimin e saj me Li Auto.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com