Shqipëria

Lezhë: I mituri qëllon për vdekje një 65-vjeçar


Qyteti i Lezhës, mesditën e 24 janarit, është tronditur nga vrasja e një 67-vjeçari, në fshatin Manati.

67-vjeçari u qëllua për vdekje nga një 17-vjeçar, shtetasi F. P.. Dyshohet se ky i fundit vrau me armë zjarri shtetasin L.L., për motive hakmarrje.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Policisë, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore