Sport

Lewis Hamilton: Personaliteti sportiv i vitit 2020


F1

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, u zgjodh ‘Personaliteti Sportiv i Vitit 2020’ nga BBC. Çmimi u përcaktua mbi bazë të votimit publik.

Hamilton njihet si një ndër pilotët më të mirë të të gjithë kohërave të F1. Mbasi fitoi titullin e katërt radhazi, ai barazoi edhe rekordin e shtatë titujve botërorë të Michael Schumacher-it.

35-vjeçari nga Stevenage i Britanisë, tejkaloi gjithashtu 91 fitoret e Grand Prix (Çmimi i Madh) të Schumacher-it.

“Unë dua t’i uroj të gjithë të nominuarit e pabesueshëm”, tha Hamilton. “Jam shumë krenar për ato që kanë arritur dhe dua t’i them faleminderit të gjithëve që kanë votuar për mua”.

“Nuk prisja ta fitoja këtë çmim duke ditur se ka kaq shumë pretendentë të mëdhenj”.

“Unë dua t’u them Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve! Viti 2020 ishte kaq i pazakont për të gjithë, ndaj, dua të përmend të gjithë punëtorët e vijës së frontit dhe të gjithë fëmijët në botë, duke iu inkurajuar të qëndroni sa më pozitivë gjatë kësaj kohe të vështirë. Faleminderit nga zemra.” , përfundoi Hamilton.

Ndërsa kapiteni i Liverpool-it, futbollisti Jordan Henderson përfundoi i dyti dhe kalorësi Hollie Doyle, i treti.

Në listën e kandidatëve renditej kampioni i botës i boksit në peshat e rënda, Tyson Fury, kriketari anglez Stuart Broad dhe lojtari i bilardos, Ronnie O’Sullivan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore