Sport

Lewis Hamilton niset dhjetë vende më poshtë në Turqi


Lewis Hamilton do të niset për dhjetë vende më poshtë se sa vendi që do të marrë në provat zyrtare të Turqisë.

Kjo pasi Mercedes ka vendosur që t’ia ndërrojë një pjesë të motorit britanikut.

Makina e tij do të ketë një tjetër motor me djegie të brendshme.

Mirëpo, kjo është një lëvizje e rrezikshme nga Mercedes, që ka vendosur t’ia ndërrojë vetëm një pjesën dhe jo gjithë kutinë e fuqisë, siç bëri Bottas dhe Verstappen një javë më parë.

Nëse diçka shkon gabim, Lewis do të detyrohet të tërhiqet nga gara, ose të marrë një dënim tjetër në një garë të radhës.

Gjithsesi, për Max Verstappen, kjo është mundësia e artë që përsëri të marrë kryesimin e renditjes, me Hamilton që do të jetë të paktën dhjetë vende pas tij në fillimin e garës së Turqisë.

Përveç Hamilton-it, dënim ka marrë edhe Carlo Sainz.

Carlo Sainz në garën e Sochi-t

Piloti i Ferrari-t do të niset nga vendi i fundit në Turqi, pasi ai ka ndërruar të gjithë kutinë e fuqisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore