Sport

Lewis Hamilton dëshiron të bashkohet me Jim Ratcliffe në blerjen e Manchester United


Lewis Hamilton ka lënë të kuptohet se ai dëshiron të bashkohet me Sir Jim Rarcliffe për të përgatitur një ofertë për të blerë klubin historik anglez të Manchester United.

Ratcliffe zotëron kompaninë kimike shumëkombëshe “Ineos”, të cilët janë sponsorë të ekipit Mercedes të Formula 1 të Hamilton.

Sipermarrësi ka një pasuri rreth 15 miliardë paund dhe thuhet se është njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe.

Kohët e fundit ai ka shfaqur hapur dëshiren për të blerë United nga familja Glazer. Teksa pak muaj më parë dështoi të blinte Chelsea-n.

I pyetur për blerjen e mundshme gjatë Çmimit të Madh të Holandës, Hamilton tha se “Unë do të thosha se ne jemi më shumë partnerë sepse jemi bashkë dhe shpresoj në të ardhmen të bëjmë diçka me Jim-in”.

Hamilton së fundmi zgjeroi portofolin e tij sportiv falë një investimi në Ekipin NFL të Denver Broncos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore