Futbollisti i Bayern Munich-ut, Robert Lewandowski, u shpall për herë të dytë radhazi si lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.
Lewa fitoi këtë çmim pavarësisht që nuk e mori votën e Mess-it, i cili e fitoi Topin e Artë 2021 para tij.
Sulmuesi polak tha se ishte habitur që nuk e kishte marrë asnjë pikë nga Messi në votim, pasi që argjentinasi kishte thënë fjalë të mëdha për të pas ceremonisë së Topit të Artë, të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar.
Sulmuesi i Bayern Munich-ut shpreson që kjo zgjedhje e Messi-t mos të ketë ardhur për ndonjë arsye personale.
“Messi tha fjalë të mira për mua. Tani sa i përket zgjedhjes së tij, kjo pyetje duhet t’i bëhet atij. Nuk kam bërë asgjë të keqe që ai të inatoset me mua, përveç gjërave sportive”, tha Lewa, shkruan Goal.com.
“Privatisht kësaj, shpresoj gjithçka ka qenë në rregull. Ajo ishte zgjedhja e tij dhe unë duhet ta respektoj. Nuk kam pse të them ndonjë gjë negative apo të zemërohem”, shtoi Lewandowski.
Kujtojmë që Messi (në cilësinë e kapitenit të Argjentinës) nuk e votoi fare polakun në votat e tij.
Ai i dha pikët maksimale shokut të tij të skuadrës, Neymar-it, të dytin e votoi Mbappe-n ndërsa pikët e treta shkuan për futbollistin e Real Madrid-it, Karim Benzema-n.
Kurse Robert Lewandowski (kapiten i Polonisë) i dha pikët e para futbollistit të Chelsea-t, Jorginho-s, ndërsa të dytat ia dha Messi-t.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh