Shqipëria

Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri, rritje me 78,6% në prill


Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar kanë shënuar një rritje të konsiderueshme këtë prill.

Shifra llogaritet të jetë 832 mijë e 920, referuar raportit të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, ky tregues rezulton me një rritje prej 78,6 për qind.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar, në prillin e vitit 2022, është 402 mijë e 051.

Ky numër, krahasuar me prillin e kaluar, është rritur me 66,8 për qind.

 

Lëvizjet e shtetasve në Shqipër
Hyrjet e shtetasve

Gjatë katërmujorit të parë të vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me gjashtë herë.

Kurse Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 13,6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Lëvizjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj
Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë këtij prilli, janë 834 mijë e 528.

Çka ka shënuar një rritje me 85,5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit prill 2022 janë 449 mijë e 294. Krahasuar me prillin e kaluar, ky numër është rritur me dy herë.

Hyrjet e shtetasve të huaj

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë prillit 2022, janë 385 mijë e 234.

Krahasuar me prillin 2021, ky numër është rritur me 75,5 për qind.

Numri i shtetasve shqiptarë, të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë katër muajve të parë të vitit 2022, është 1 milion e 502 mijë e 984, duke u rritur 52,3 për qind nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore