Sport

Lëvizje në postet e larta te Juventus-i?


Gazetari italian, Paolo Bargiggia, ka zbuluar në blogun e tij, paolobargiggia.it se Presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli dhe Presidenti i Exor John Elkann-i, që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të Juventus-it, kanë pasur një bisedë të rëndësishme përsa i përketë të ardhmes së klubit.

Diçka po lëviz në bordin drejtues të Juventus-it. Elkann-i i ka ofruar Agnelli-t që ky i fundit të blejë 30% të aksioneve të Juventus-it, por përsëri do të jetë në krye si presidenti i klubit.

Duket se për momentin, oferta është ngrirë nga Agnelli, i cili do të mbetet në krye për të vazhduar planin tre-vjeçar të Projektit Rinor që filloi në këtë sezon. Pas këtij projekti do rishikohet edhe posti i Agnelli-t.

Luciano Moggi foli për paolobargiggia.it, rreth skenarëve të Juventus-it. Ish-drejtues në klub, Moggi është akoma afër ambientit bardhezi dhe Presidentiti Agnelli.

“Unë me të vërtet besoj se Andrea do të jetë ende në krye të Juventus-it edhe nëse ata ndoshta do t’i kërkojnë atij të shpenzojë më pak. Në kohën time, kontriburi që në menaxherët kishim, ishte të kursenim”, tha Moggi.

“Unë kurrë nuk do t’i kisha dhënë 31 milionë euro neto Cristiano Ronaldo-s, madje në moshën 34-vjeçare”.

Ndër të tjera, Moggi ka thënë fjalë pozitive për Agnelli-n dhe projektin e tij me Juventus-in.

“Me nëntë kampionate të fituara, kam mendim pozitiv (për Agnelli-n)”.

“Nuk është e detyreshme të fitosh në Europë, nëse merr nëntë tituj kampionati për 10 vite”.

“Rihapja e një cikli nuk është kurrë e lehtë dhe nuk mund ta bësh vetëm për një vit. Por, nëse shikoni dhe shihni lojtarët më të mirë, të rinjë dhe më në moshë, ndoshta me përjashtim të Barella-s, i ka Juventus-i”, shtoi Moggi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore