Kosova

Lëvizja serbe Dveri: Qeveria e Serbisë po përgatit njohjen e Kosovës përmes ligjit mbi Referendumin


Lideri i Lëvizjes serbe Dveri, Boshko Obradoviç

Lëvizja opozitare serbe Dveri përmes një shkrese drejtuar publikut serb ka shkruar se “pa debat publik dhe me procedurë të përshpejtuar Qeveria e Serbisë i ka dërguar Kuvendit projekt-ligjin mbi Referendumin dhe Iniciativën Popullore”.

Përmes këtij projektligji, kjo Lëvizje pretendon se “Qeveria e Serbisë po përgatit njohjen e Kosovës”.

“Kjo është armë ligjore e Partisë Përparimtare Serbe për të vendosur mbi çështjet e rëndësishme të Serbisë, çfare është çështja e Kosovës dhe projekti i Minierës së litiumin Rio Tinta”, shkruhet në deklaratë e lëshuar nga Dveri.

Nënkryetarja e Dveri-t, Tamara Milenkoviç Kerkoviç dhe kryetari i Bordit Iniciativ të Shoqatës së Qytetarëve “Të gjithë kundër Rio Tintos dhe Minierës së Litiumit”, Dushko Kuzoviç, deklaruan se “me ndryshimin e ligjit për referendum dhe shpronësim, qeveria po përgatit një ” Zgjidhje përfundimtare për Rio Tinton dhe më pas për Kosovën”.

Deklarata shtoi se të dy ligjet ishin “çështje shumë të rëndësishme për t’u miratuar në një procedurë urgjente, duke përjashtuar dëgjimet profesionale dhe publike”.

“Sigurisht që ka arsye serioze për këtë nxitim, pavarësisht reagimeve negative të publikut, kritikave të profesionistëve dhe kritikave të Komisionit të Venecias”, thuhet në shkresë.

“Lëvizja serbe Dveri paralajmëron opinionin serb se këto dy ligje paraqesin përgatitje ligjore për realizimin e projekteve të para-planifikuara me rëndësi të jashtëzakonshme për interesin kombëtar dhe të ardhmen e qytetarëve të Serbisë”, shkruan Lëvizja opozitare serbe.

“Njëri prej tyre është sigurisht projekti Jadar Rio Sava (Rio Tinto), dhe tjetri është (në fund) çështje e statusit ligjor dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës”, tha kjo Lëivjze në deklaratë, transmeton Beta.

“Propozimi i Ligjit për Referendum dhe Nisma Popullore fut në sistemin juridik një institut krejtësisht të panjohur të ‘vendbanimit’ të zgjedhësve, kohëzgjatja e detyrimit të qytetarëve për të vendosur në referendum kufizohet vetëm në një vit. me akte me fuqi më të ulët juridike”, thuhet në deklaratë

“E drejta zgjedhore mund të pezullohet vetëm në gjendje të jashtëzakonshme.Kushti për vlefshmërinë e referendumit, censusi, është edhe më i dëmshmi nga të gjitha zgjidhjet, sepse ai heq kushtin e vlefshmërisë dhe propozon të njëjtën gjë për të gjitha llojet e referendumeve (të detyrueshme, këshilluese, republikane apo lokale)”, vazhdon deklarata.

Ndërkaq edhe mediat serbe e quajnë “truk” një projekt ligj të tillë me argumentimin se “propozimi që për suksesin e një referendumi të ardhshëm të mos jetë e nevojshme që më shumë se gjysma e votuesve të regjistruar të mos dalin në votime, një pjesë e publikut, si dhe opozita nëse bojkoton ato, është strategji e qeverisë për të ‘shtyrë gjërat që s’do të kalonin kurrë’”.

Megjithatë, koalicioni qeverisës në Serbi argumenton se zgjidhjet ligjore janë vetëm të harmonizuara me Kushtetutën, e cila parashikon se për të ndryshuar aktin më të lartë ligjor në vend, duhet ta votojnë shumica e qytetarëve.

Një pjesë e opozitës vë në dukje edhe këtë dispozitë kushtetuese, por gjithashtu kujton se “qytetarët pjesërisht apatikë duhet të animohen dhe të shpjegohet se kanë fuqinë për të marrë pjesë në vendime të rëndësishme për shtetin”.

Siç ka paralajmëruar kryetari i Kuvendit të Serbsë Ivica Daçiç, deputetët e Kuvendit të Serbisë do të vendosin për këtë ligj deri në fund të nëntorit, në mënyrë që në përputhje me të, të mbahet referendum për ndryshimin e Kushtetutës dhe në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin në mes të janarit.

Ndërkohë që në media u shkrua dhe u fol shumë për ndryshimet në Kushtetutë, nuk u fol fare për rregullat e reja të referendumit. Kjo është ndoshta arsyeja që projektligji për mazhorancën ishte një surprizë që një pjesë e opozitës e priti krahëhapur.

Sido që të jenë komentet e ligjit të propozuar, ai sipas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë do të miratohet për rreth dhjetë ditë.

Ivica Daçiç këto ditë po i thotë të gjithëve se po e “politizojnë këtë temë duke na akuzuar se po bëhemi gati të ndryshojmë gjërat më të rëndësishme në Kushtetutë pa 50 për qind të qytetarëve”, dhe se është “gënjeshtër pa sy”.

Daçiq thotë se “ndryshimet në Ligjin për Referendum janë të parapara me Kushtetutë nga viti 2006, por se ishte tepër vonë “sepse të gjithë ishin të papërgjegjshëm”.

Daçiq thotë edhe se“Tani nuk mund të mbajmë referendum për ndryshimin e Kushtetutës pa ndryshuar Ligjin për Referendum, sepse Kushtetuta në ndërkohë është ndryshuar”.

Argumentet e Daçiçit, megjithatë, nuk e ndryshuan bindjen e liderit të Dverit, Boshko Obradoviç, i cili thotë se “diçka nuk fshihet në këtë ndryshim”.

“Kushti ishte që shumica e qytetarëve të dalin në Referendum. Tani që ky kusht nuk ekziston, nuk ka kufizime që vendimet në Serbi të merren nga një pakicë e organizuar dhe e udhëzuar nga pozita e qeverisë.”

Obradoviq për Politika.rs thotë se : “Thelbi i demokracisë së drejtpërdrejtë nuk është se qeveria vendos për çështjet më të rëndësishme kombëtare, por qytetarët në referendum”.

“Por ai referendum duhet të jetë vërtet demokratik dhe jo objekt i manipulimeve dhe mashtrimeve të ndryshme. Në këtë mënyrë, qeveria mund të shtyjë atë që nuk do të kishte ndodhur kurrë në Serbi, si ndryshimi i Kushtetutës gjatë kuvendit pa opozitën, njohja e shtetit të Kosovës, anëtarësimi në NATO, ‘Rio Tinto’”

Lëvizja serbe Dveri e udhëhequr nga Obradoviç thotë se do ti “ftojë të gjithë qytetarët Serbia të mos dalë në referendumin e iniciuar nga Kuvendi Popullor, në të cilin nuk ka opozitë, sepse ai referendum, si dhe Kuvendi aktual, nuk janë demokratikë”.

“Çdo propozim i qeverisë për ndryshimin e Kushtetutës, për të cilin nuk ka pasur debat publik në Kuvend dhe në media, nuk mund të hidhet në referendum, sepse qytetarët mund të deklarohen vetëm për atë që janë informuar dhe jo t’i imponohet diçka atyre”, thotë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore