Kosova

Lëvizja për Drejtësi dhe PDK-ja, nënshkruajnë koalicionin


Të premten, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lëvizja për Drejtësi (LD), nënshkruan koalicionin, për të kandiduar së bashku. Në  zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, më 14 shkurt.

Lajmin e bëri të ditur kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një konferencë të përbashkët me kryetarin e LD-së, Sylejman Qerkezi.

“Dua ta sigurojë që do të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë që ta ndryshojmë Kosovën pas një viti të vështirë që kemi pas në vitin 2020”. 

Qerkezi, tha se Kosova ka nevojë për një qeveri, që u jep zgjidhje problemeve që përballen qytetarët. Dhe sipas tij, PDK-ja e ka dëshmuar që mund ta bëjë këtë.

Kandidati për kryeminstër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, tha se “me LD-në i bashkon vendosshmëria për rimëkëmbje kombëtare”.

Hoxhaj deklaroi se është koha e rimëkëmbjes së Kosovës.

Më herët, PDK-së, iu bashkua dhe ish-ministri i Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në Kosovë, Shyqyri Bytyqi. /AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore