Libra

Letërsia shqipe, pjesë e Panairit të Torinos


Në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit u zhvillua në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021, nuk mugoi as letërsia shqipe, me një stendë të posaçme.

I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar i Torinos është ngjarja më e madhe e më e rëndësishme letrare e vendit fqinj.

Stenda e Shqipërisë, e organizuar dhe menaxhuar për të tetin vit radhazi nga Qendra e Kulturës Shqiptare, ofroi për publikun italishtfolës më shumë se 200 tituj, të mbi 80 autorëve bashkëkohorë shqiptarë, të botuar nga 31 shtëpi të ndryshme botuese.

Qendra, me seli në Torino dhe Milano, synon të përhapë në Itali njohjen e kulturës shqiptare.

Shqipëria në Panairin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Torino

Gjithashtu të forcojë lidhjet kulturore, sociale dhe ekonomike mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe të mbështesë integrimin e bashkësisë shqiptare, si pjesë e procesit më të gjerë të integrimit të Shqipërisë në BE.

Krahas veprave kryesore të Kadaresë, që po ribotohen gradualisht në gjuhën italiane, mjaft të vlerësuara e të kërkuara nga vizitorët janë edhe librat e autorëve të tjerë bashkëkohorë, si Ylljet Aliçka, Fatos Kongoli apo Arben Dedja, veprat e të cilëve janë edhe në italisht.

Në vëmendjen e publikut do të jenë edhe autoret e mirënjohura shqiptare Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat e kanë arritur suksesin me vepra të shkruara në gjuhën italiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore