Film

“Let it Be” me edicion lluksoz para dokumentarit “The Beatles: Get Back”


Një prej albumeve dhe këngëve që e ka tejkaluar testin e trashëgimisë muzikore është “Let It Be” e bendit të madh anglez “The Beatles”. Sigurisht se ky album s’do të mund të mbetej pa u rrënjosur në historinë e lavdishme muzikore të bendit, pa një edicion të luksoz, memoristik, dhe të veçantë, pas lajmeve, njoftimeve dhe zhvillimeve të dokumentarit të Peter Jackson “The Beatles: Get Back”.

Ky album pritet të publikohet në edicionin më lluksoz që ka ardhur deri sot më 15 tetor, dhe do t’i paraprijë dokumentarit të regjisorit të madh, Peter Jackson.

Ashtu si trajtimet e gjera që i janë bërë albumeve si “Sgt. Pepper, “White Album” dhe “Abbey Road” para saj, “Let It Be Special Edition” do të jetë në dispozicion me disa konfigurime, të gjitha të remix-uara nga producenti Giles Martin dhe inxhinieri Sam Okell i albumit të vitit 1970, remix-e qo do të prekin pikërisht në thelbin muzikor të albumit.

Kompleti i ri do të vijë në botime të thjeshta dhe mesatare, për ata që mendjen e kanë te buxheti.

Por, për tifozët e flaktë të Beatles-ave, në mënyrë të pashmangshme, vjen pakoja “super-luksoze” e mbushur me shënime që përfshin 5 CD, një audio Blu-Ray dhe një libër me 105 faqe me kopertina të forta.

Edicioni llukson i ‘Let it Be’ me 5 CD , dhe një BluRay

Njëkohësisht me njoftimin e së enjtes është edhe publikimi i tre këngëve duke u dhënë fansave një shije të tre komponentëve të ndryshëm të setit të plotë të përmbajtur në këtë botim. Një rishikim i punës së Giles Martin vjen në formën e një spin-i të ri të “Let It Be”; si dhe pjesa tjetër e remix-it të Martin-it është një spin tjetër i stërhollë dhe jo radikal, në tinguj të udhëhequr fillimisht nga babai i tij, George Martin, dhe “riprodhuar” në mënyrë kontroverse nga Phil Spector.

Së fundi – tani për tani – ekziston një mix i papublikuar deri më sot i “For You Blue” e George Harrison e punuar me inxhinierin Glyn Johns në maj 1969. Disku nga vjen kjo pjesë mund të jetë veçanërisht tërheqës për fansat e Beatles, si një “çfarë nëse?”-je, e versionit të albumit.

I titulluar “Get Back LP-1969 Glyn Johns Mix”, ky version i universit alternativ i asaj që përfundimisht u bë albumi “Let It Be” është një sekuencë që Johns bashkoi nga sesionet fillestare të regjistrimit, sipas specifikave, kur ideja ishte ta quanin albumin “Let It Be”, dhe që albumi të përfaqësojë Beatles-at në pjesën e tyre më reale. Ai përfshin disa këngë që nuk e bënë albumin e fundit, si “Teddy Boy” (i cili përfundimisht u bë projekt solo i Paul McCartney-t).

Muaj më parë, Albanian Post, kishte njoftuar për dokumentarin “Beatles: Get Back”, i cili kryesisht do të trajtojë albumin e parafundit të Beatles-ave, “Let it Be”, dhe do të paraqesë koncertin e fundit si grup, në terracën e famshme, ose terrasën që ata e bënë të famshme, të “London Savie Row”.

Dokumentari do ti prejë 55 orë xhirime të papublikuara deri tani, të cilat janë filmuar në vitin 1969 nga Michael Lindsay-Hogg, dhe afro 140 orë të xhirimeve audio.

Paul McCartney, basisti dhe vokalisti i famshëm i Beatles-ave është shprehur i lumtur që Peter Jackson është duke u marrur me këtë dokumentarë, për ta bërë një film që shpalosë të vërtetën e Beatles-ave.

Koncerti i famshëm i The Beatles në terracën e London Savie Row

Dokumentari po ashtu do të trajtojë lajmërimin për ndarjen e Beatles-ave, dhe fillimin e ndarjes së thartë të tyre.

Ringo Star, bateristi i bendit po ashtu i është gëzuar projektit të Jackson-it, dhe është shprehur optimist se një regjisor si Jackson-i “do të arrijë të grumbullojë dhe ta tregojë të gjithë gëzimin (e Beatles-ave)”.

“Puna në këtë projekt ka qenë zbulimi më i lumtur i imi. Jam i privilegjuar të kem qenë një mizë që rri në mur, gjersa brenda atyre mureve ka luajtur bendi më i madh i të gjitha kohërave, ka luajtur kreyvepra”, ka thënë regjisori Peter Jackson.

Dokumentari “The Beatles: Get Back” do të publikohet më 4 shtator në ShBA dhe Kanada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore