Sport

Leo Messi ka paditur gazetën “El Mundo”


Leo Messi ka vendosur të padisë gazetën “El Mundo”, pasi ia publikuan kontratën që futbollisti kishte lidhur me Barcelonën.

Messi, përveç gazetës ka vendosur që të marrë masa legale edhe kundër çdo personeli të Barcelonës të përfshirë në rrjedhjen e kontratës.

Barça, ndërkohë, ka mohuar çdo përfshirje në rrjedhjen e saj dhe ka deklaruar se ata po ashtu do të ndërmarrin “veprim të duhur ligjor” kundër gazetës.

“FC Barcelona shpreh mbështetjen e saj absolute për Lionel Messin, veçanërisht përpara çdo përpjekje për të diskredituar imazhin e tij dhe për të dëmtuar marrëdhënien e me klubin ku ai ka punuar për t’u bërë lojtari më i mirë në botë dhe në historinë e futbollit.”, shkroi klubi katalunas në faqen e tyre zyrtare.

Kontrata në total e kalon shifrën e 555 milionë eurove bruto, duke përfshirë përveç pagës, një bonus rinovimi dhe një klauzolë besnikërie.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore