Shëndet

Lëndohet Nick Jonas, bëhet për spital


Këngëtari dhe aktori i njohur, Nick Jonas është lënduar ndërsa po realizonte një skenë gjirimi, shkruan TMZ, transmeton Albanian Post.

Sipas tabloideve më të famshme, Nick, ishte në set kur diçka ndodhi papritur teksa Jonas, përjetoi lëndim serioz duke u dërguar me ambulancë të ndihmës së shpejtë për në spitalin më të afërt nga lokacioni që ishte.

Detaje të tjera rreth incidentin nuk janë bërë të ditura duke e ruajtur në maksimum projektin për të cilin, Nick, po punonte.

Por, kjo nuk është hera e parë që ylli i hitit “Jelous” përfshihet në incidente që rezultojnë me lëndime.

Edhe në vitin 2018, 28 vjeçari, Jonas, kishte pësuar një lëndim të dorës, gjatë një stërvitje pas një koncerti në Meksikë.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i publikuar nga Nick Jonas, ishte kënga “This is heaven”, e cila për dallim nga lansimet e tij të tjera, nuk ka arritur të grumbullojë shikueshmëri të lartë, duke u klikuar për vetëm 4 milionë herë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore