Sport

Lëndohet Ibrahimovic, rrezikon të mos luaj në Euro 2020


Sulmuesi i Milanos, Zlatan ibrahimovic, ka pësuar një lëndim në ndeshjen që ekipi i tij e fitoi kundër Juventusit me rezultat 0:3.

39-vjeçari e lëndoi gjurin gjatë ndeshjes dhe nuk ka ende ndonjë konfirmim nga klubi se sa do të mungojë.

Pra, nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz, atëherë sulmuesi veteran do të humbë tre ndeshjet e ardhshme me skuadrën e kuqezinjve dhe me shumë gjasë edhe Kampionatin Evropian.

Ibrahimovic u lëndua në një duel në mesfushë, por ai vazhdoi të luante edhe për disa minuta deri sa u zëvendësua nga Ante Rebic.

Theksojmë që Zlatan po kalon momente shumë të mira në karrierën e tij, i cili në 27 paraqitjet e tij këtë sezon me skuadrën e Milanos, ka arritur të shënojë 17 gola.

Ndërsa, synimi i tij padyshim ishte që të luajë në “Euro 2020” me kombëtaren e Suedisë, me të cilët nuk luajti plot pesë vite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore