Shqipëria

Lëkundje tërmeti në Elbasan


Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter është ndjerë mëngjesin e 20 janarit në vendin tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), tërmeti ka ndodhur në orën 03:39 të mëngjesit. Ai ka qenë 18 kilometra në jugperëndim të Përrenjasit dhe 22 kilometra në veriperëndim të Pogradecit. Lëkundjet kishin një thellësi prej dy kilometrash.

Tërmeti është ndjerë në disa zona, veçanërisht në zonën e Librazhdit.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore