Shqipëria

Lëkundje tërmeti në Durrës


Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.4 ballë janë ndjerë të martën e 26 janarit në Shqipëri. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Shetaj të Gjirit të Lalzit, afër detit Adriatik.

Nuk raportohen dëme materiale apo në njerëz.

Bëjmë me dije se zona ku ka rënë tërmeti ka qenë nga më të prekurat nga tërmeti i vitit 2019-të, me magnitudë 6.4 ballë. Ky tërmet la pas 51 viktima dhe mijëra të pastrehë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore