Sport

Leipzig-Liverpool do të luhet në Budapest


UEFA ka konfirmuar se ndeshja e parë e raundit të 16 të Ligës së Kampionëve, midis Leipzig-ut dhe Liverpool-it, do të luhet në Puskas Arena në Budapest.

Germania nuk lejonte anglezët, për shkak të koronavirusit të ri, që ka shpërthyer në Britani.

Si rezultat loja do të luhet në Hungari, në datën 16 shkurt dhe koha e fillimit të ndeshjes do të mbetet e njëjtë, 21:00.

UEFA ka falenderuar të dy klubet për bashkëpunimin, në zgjidhjen e problemit, si dhe Federatën e Futbollit të Hungarisë për mbështetjen e tyre, për organizimin e ndeshjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore