Përballje

Leipzig kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, eliminon Atalanta-n


Skuadra gjermane, Leipzig, e ka eliminuar Atalanta-n nga Liga e Evropës, teksa në ndeshjen e dytë çerekfinale, e mposhti me rezultat 0:2, derisa takimi i parë në Gjermani kishte përfunduar 1:1.

Sfida u zhbllokua herët, kur në minutën e 18-të, Christopher Nkunku kaloi gjermanët në epërsi, pas një asistimi të marrë nga Konrad Laimer.

Pjesa e parë dhuroi edhe disa raste të mira për dyja skuadrat, por ato shkuan në pushim me rezultat 0:1.

 

Në fraksionin e dytë, italianët shtuan presionin për ta barazuar rezultatin, por ata pësuan edhe një gol tjetër në minutat e fundit.

Portieri i bergamaskëve, Muso, shkaktoi një penallti, të cilën e konkretizoi përsëri francezi Nkunku, duke shënuar golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.

Kështu Leipzig kalon tutje në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, kurse Atalanta përshëndetet nga kjo garë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore