Përballje

Leiceter tregon forcën përball kampionit


Leicester ishte nikoqir i Liverpol në ndeshjen hapëse të javës së 24 në Premier Ligën angleze.

Vendasit brenda gjashtë minutave shënuan tre herë ndaj mysafirëve, që ishin duke fituar deri në momentet e fundit të ndeshjes.

Ndeshja nisi më mirë për kampionët aktual të Anglisë ku në përgjithësi dominuan lojën, por pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura.

Mohamed Salah në minutën e 67-të, pas një asistimi fantastik të Roberto Firmino, shënoi për epërsinë 0:1 në favor të Liverpool.

Pikërisht kur “The Reds”, po shkonin drejt tri pikëve shumë të rëndësishme, vëndasit u paraqitën në skenë duke befasuar mysafirët.

Në minutën e 78-të James Maddison, barazoi rezultatin nga goditja e lirë, ku goli u pranua pasi gjygjtari u konsultua me Var.

Pas tre minutave sulmuesi kryesor Jamie Vardy, e përmbysi epërsinë e të kuqve, duke shënuar gol, pas një dalje të gabuar të portierit Alisson.

Tre minuta më vonë Harvey Barnes i siguroi fitoren ekipit të tij duke shënuar për rezultatin përfundimtar 1:3.

Me këto tre pikë Leicester ngjitet në pozitën e dytë në tabelë ku pas 24 ndehjeve ka 46 pikë, kurse Liverpool me këtë humbje, mbetet një hap pas në luftën për titull, ku pas po aq xhirove ka grumbulluar 40 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore