Familja

LEGO prezanton lodrën më të re për fëmijët e verbër


LEGO po nxjerr në treg një lodër të re për të rritur shkrim-leximin tek fëmijët e verbër. Lodra do të quhet ‘Tulla Braille’. Më shumë sesa thjesht një lojë ndërtimore, secili prej këtyre blloqeve shumëngjyrëshe formohen një shkronjë, numër ose shenjë pikësimi të sistemit të shkrimit braille.

Tullat Braille, të cilat kaluan dy vjet në prova, u ëndërruan nga vetë komuniteti i verbër. Shoqata daneze e të Verbërve ia dha idenë Fondacionit LEGO në 2011.

Njohuria në Braille ka rënë pasi teknologjitë si librat audio dhe lexuesit e ekranit, të cilët recitojnë tekstin e shfaqur në një ekran kompjuteri ose smartphone, janë bërë më të zakonshme. Sidoqoftë, psikologët  thonë se metodat e leximit dëgjimor si këto duhet të plotësojnë braille, jo ta zëvendësojnë atë.

“Për personat e verbër, braille është shkrim e këndim”, thotë Sean Randall, një instruktor i IT-së në New College Worcester, një shkollë për të verbërit në Mbretërinë e Bashkuar. Randall është dhe vetë i verbër. “E vetmja mundësi tjetër e vërtetë për dikë që nuk ka shikim është të dëgjojë, dhe duke dëgjuar ju humbni shumë drejtshkrim, gramatikë, pikësim.”

Tullat Braille të LEGO-s mund të përdoren për edukim të bazuar në lojë në fonetikë, drejtshkrim dhe matematikë. Për fëmijët më të vegjël që nuk janë ende gati për të lexuar, blloqet inkurajojnë zhvillimin e koordinimit motorik dhe aftësive prekëse.

Çdo tullë shënohet me shkronjën, numrin ose simbolin përkatës të shtypur. Kjo bëhet në mënyrë që fëmijët e verbër dhe me shikim të mund t’i shijojnë ato së bashku. Ato janë gjithashtu plotësisht në përputhje me tullat standarde të LEGO-s, duke krijuar edhe më shumë mundësi për lojë imagjinare./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore