Sport

Legjionarët/ Skuqet Ismajli ndërsa Djimsiti model suksesi


Janë luajtur javët e para të kampionateve të futbollit, ku kanë spikatur disa nga lojtarët e Kombëtares së Shqiperisë.

Përballja Napoli-Spezia, kishte përballë edhe dy shqiptarët Elseid Hysaj për Napolin dhe Ardian Ismajlin për Spezian. Hysaj nuk mori asnjë minutë në këtë përballje, ndërsa Ismajli filloi që nga minuta e parë, por në të 77’ doli nga fusha e lojës, për shkak se u ndëshkua me karton të kuq.

Ndonëse u ndëshkua me të kuq, Ismajli u vlerësua me notën 7.1 dhe pati një performancë të shkëlqyer në fushë, për aq sa luajti.

Thomas Strakosha gjithashtu pati një paraqitje dinjitoze me ekipin e Lazio-s në përballjen e fituar 2-1 kundër Fiorentina-s. Strakosha luaji 90’ dhe u vlerësua me notën 7.3.

Berat Djimsiti, qendërmbrojtësi i Atalanta-s vazhdon të ketë ecuri pozitive në Serie A dhe kësaj here mori po prap 90’ lojë si zakonisht dhe u vlerësua në fund të takimit të fituar 3-0 përballë Parma-s me notën 7.4.

Sokol Cikalleshi luajti 58’ me ekipin e tij Konyaspor-in në përballjen me Galatasaray-in, e përfunduar në shifrat 1-1, ndeshje në të cilën nuk la shumë gjurmë, por vlerësimi ishte disi i kënaqshëm, me notën 6.5.

Marash Kumbulla ka luajtur 26’ me Roma-n në përballjen e fituar 1-3 në Crotone. Kumbulla u vlerësua me notën 6.3.

Ajo që vlen të thekësohet është se shumica e kampionateve jo “big” nuk kanë filluar ende./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore